Çfarë është 14001?

ISO 14001 është standardi i pranuar ndërkombëtarisht që përcakton kërkesat për një sistem të menaxhimit të mjedisit. Ndihmon organizatat të përmirësojnë performancën e tyre mjedisore përmes përdorimit më efikas të burimeve dhe zvogëlimit të ndotjeve, duke fituar një avantazh konkurrues dhe besimin e palëve të interesuara.

Kush mund të zbatoj dhe të certifikohet me standardin ISO 14001?

ISO 14001 është i përshtatshëm për te gjitha organizatat pavarsisht nga objekti, madhësia dhe sektori i aktivitetit. Standardi kerkon që një organizatë të marrë parasysh të gjitha çështjet mjedisore të rëndësishme për aktivitetin e saj, siç janë ndotja e ajrit, çështjet e ujit dhe kanalizimeve, menaxhimi i mbeturinave, ndotja e tokës, ulja dhe rregullimi i ndryshimeve klimaterike, përdorimi me efikasitet I burimeve.

ISO 14001: përfitimet
  • Realizimin e qëllimeve strategjike të biznesit duke përfshirë çështjet mjedisore në menaxhimin e biznesit.
  • Siguron avantazh konkurrues dhe financiar nëpërmjet efikasitetit të përmirësuar dhe kostove të reduktuara.
  • Promovon performancë më të mirë mjedisore të furnizuesve duke integruar sistemet e organizatës.
  • Cfare përfitimesh do të sjellë për biznesin apo organizatën?
    Përdoruesit e standardeve kanë pranuar se ISO 14001: 2015 ndihmon në:
  • Tregon pajtueshmërinë me kërkesat ligjore dhe rregullatore.
  • Rrit përfshirjen e lidershipit dhe punonjësve ne organizimin e biznesit.
  • Përmirëson reputacionin e kompanisë dhe besimin e palëve të interesuara përmes komunikimit strategjik.
  • Qeveria ose administrata publike i japin prioritet kompanive që janë certifikuar me ISO 14001, ndikon ne kualifikimin e kompaninë për pjesmarrjen në tendera te ndryshem
  • U jep siguri pronarëve dhe drejtuesve të kompanisë për mbajtjen gjithmonë nënkontroll të aktivitetit.
  • Siguron që përmirësim i arritur varet nga një sistem manaxhimi dhe jo nga nisma të izoluara.
  • Ndihmon kompanite të arrijë përmirësim të vazhdueshme te çështjeve mjedisore dhe të kënaq pritshmeritë e klientëve
  • Kerkese per oferte
    Ju lutemi plotësoni formularin më poshtë dhe do t'ju kontaktojmë deri në fund të ditës tjetër të punës për tju ofruar një oferte të përshtatshëm për nevojat tuaja.
    Powered by NEX-Forms
    sqAL